Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Z. Karel Urban, i dorëzoi me ceremoni në datë 30.03.2023 një inkubator neonatal dhe një çantë transporti neonatal drejtorit të Maternitetit Koço Gliozheni Dr. Genci Hyska. Këto pajisje teknologjikisht të avancuara iu dhuruan spitalit si pjesë e Projektit Çeke për Bashkëpunim Zhvillimor.
Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Z. Karel Urban, i dorëzoi me ceremoni në datë 30 Mars 2023 një inkubator neonatal dhe një çantë transporti neonatal, drejtorit të Maternitetit Koço Gliozheni Dr. Genci Hyska. Këto pajisje teknologjikisht të avancuara iu dhuruan spitalit si pjesë e Projektit Çeke për Bashkëpunim Zhvillimor.
Inkubatori neonatal u prodhua nga kompania çeke TSE dhe çanta e transportit neonatal nga kompania çeke EGO Zlín.
Republika Çeke financon të paktën një projekt të ndihmës zhvillimore në sektorin e shëndetësisë çdo vit në Shqipëri. Vitet e kaluara, Ambasada Çeke ndihmoi në pajisjen e dhomës së lojërave për fëmijë dhe dhomës së vizitave për prindërit në departamentin onkologjik të Spitalit të Fëmijëve në Tiranë dhe furnizoi me pajisje të ndryshme diagnostikuese QSUT-në Nënë Tereza.
Këtë vit Ambasada Çeke në Tiranë do të mbështesë prodhimin e protezave të gjymtyrëve nga OJQ “Shpresë për Jetën” dhe do të dhurojë disa shtretër spitalor për QSUT “Nënë Tereza”.
Republika Çeke është një prodhues tradicional i pajisjeve mjekësore të teknologjisë së lartë dhe ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në BE.
Ndarja e njohurive dhe produkteve të kujdesit shëndetësor me Shqipërinë do të kontribuojë padyshim në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare çeko-shqiptare.