Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni"
Sigurimi i kujdesit per familjen e ardhshme
Misioni dhe Vizioni ynë
Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”
Misioni ynë
• Të sigurojmë një shërbim shëndetësor sa më të mirë për popullatën.
Vizioni ynë
• Të ofrojë shërbimin mjekësor me përkushtim, profesionalizëm dhe cilësi të lartë, duke vënë në dispozicion të të sëmurëve maksimumin e kapaciteteve njerëzore, dijeve dhe faciliteteve që disponon.
• Të japë ndihmë mjekësore të specializuar (terciare) për gjithë banorët e vendit dhe shërbim mjekësor dytësor për banorët e Tiranës, duke shërbyer me profesionalizëm sipas rregullave të deontologjisë dhe të etikës mjekësore, si dhe duke ruajtur sekretin profesional dhe informacionin e pacientëve.
• Të trajtojë dhe t’u shërbejë të sëmurëve, sipas gjendjes dhe nevojave psikologjike dhe fizike, me standartin më të lartë deontologjik, duke respektuar dinjitetin dhe personalitetin e të sëmurëve, si dhe duke ruajtur sekretin profesional dhe privatësinë e pacientëve.
• Të shërbejë si bazë pedagogjike për formimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, formimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe specializantëve.
• Të shërbejë si bazë kërkimore-shkencore në fushën e shëndetësisë, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe struktura të tjera kërkimore shkencore.