Të mërkurën, më 11 Shtator, Ambasadorja Kato mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes për kirurgjinë laparoskopike në Spitalin Universitar të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës “Koço Gliozheni” në kuadër të programit Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin 2023.
Ambasadorja Kato shprehu dëshirën se ky bashkëpunim do të çojë në ofrimin e shërbimeve mjekësore më të sigurta dhe më cilësore në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shqipëri si dhe shprehu respektin e saj të thellë dhe mirënjohjen për stafin e Spitalit Universitar për përpjekjet e tyre në përkujdesjen e të porsalindurve. Drejtori Hyska gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e Japonisë deri më tani.