Në SUOGJ “Koço Gliozheni” vjen në jetë Laeli, fëmija i pare për vitin 2018.
Në maternitetin "Koço Gliozheni" vjen në jetë fëmija i parë pak sekonda pas ndërrimit të viteve në orën 00:00:10. Foshnja është djalë dhe quhet Lael, ka një peshë prej 4 kg e 100 gramë dhe gëzon shëndet të plotë. Vizitorët e parë pranë maternitetit ishin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj.
Last Updated on Wednesday, 03 January 2018 09:44
Hits: 305
Mjekët italianë bëjnë mrekulli shpëton fëmija shqiptar

Pas 6 orë ndërhyrje kirurgjikale mjekët italianë në spitalin Umberto Primo Università la Sapienza në Romë kanë mundur me sukses të ndërhynë në kokën e një të mituri shqiptar. Fëmija i quajtur Arli erdhi në jetë në maternitetin Koco Gliozheni 27 Shkurt 2017 me peshe 1 kilogramë 600gr. Ishte një lindje e parakohshme shoqëruar me Craniosynostosis, deformime të kafkës së kokës. Ardiani, babai i fëmijës thotë se duhet një ndërhyrje tejet e specializuar e cila nuk mund të realizohej në Shqipëri.
“Pas konsultave që patëm me Dr Arben Rrugia drejtor i maternitetit ‘Koço Gliozheni’ e vemja zgjidhje ishte dërgimi i Arlit jashtë Shqipërisë për këtë operacion i cili kushtonte 70.000 euro të cilat nuk i kisha por u vura në lëvizje për të shitur shtëpinë e të realizoja operacionin e djalit. Koha nuk premtonte pasi duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Dërgimi me urgjencë i Arlit në Itali u bë falë Dr. Benit i cili kërkoi ndihmë dhe ia prezantoi problemin profesori Claudio Taglia e cili organizoi kontrollin e parë në poliklinikën Umberto Primo të Romës.
Operacioni që zgjati 6 orë u krye të dielën nga kirurgu Profesor Piero Cascone dhe ekipi i tij në poliklinikën Umberto Primo Università la Sapienza në Romë” tregon babai i fëmijës. Ardiani mes lotëve tregon se mjekët italian bënë mrekullinë me atë ndërhyrje kirurgjikale që i shpëtoi jetën Arlit i cili ndodhet në reanimacion.
“Nëse nuk do të ishte ndërhyrja e Dr. Arben Rrugisë përmes telefonatave me kolegët Italian atëherë jeta e djalit tim do të ishte tejet e rrezikuar” thotë Ardiani babai fëmijës.
Kontaktuar nga Report Tv Arben Rrugia drejtor i maternitetit Koco Gliozheni nuk pranoi të komentoi këtë rast por tha se: “Unë bëra atë gjë që duhet të bëjë secili nga ne”. Rasti i Arlit është një histori e cila nxjerr në pah faktin se nëse ka vullnet, bashkëpunim mes mjekësh, zgjidhjet nuk mungojnë edhe atëherë kur ndërhyrja nuk është e mundur në Shqipëri.
Last Updated on Tuesday, 07 November 2017 15:17
Hits: 337
Mjekët italianë shpëtojnë fëmijën shqiptar
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë do të bashkëpunojë me spitalin e njohur italian “Umberto Primo” Universita la Sapienza për realizimin e ndërhyrjeve të vështira tek të porsalindurit.
Nisma u ndërmorr, pasi mjekët e këtij spitali realizuan një operacion të rrallë dhe i shpëtuan jetën fëmijës shqiptar të lindur me deformim në kokë./ABC News
Last Updated on Tuesday, 07 November 2017 15:13
Hits: 301