Procesi i akreditimit
Ne vazhdim te procesit te akreditimit te institucionit tone me dt .12.04.2019 u organizua trajnimi me perfaqesues nga QKCSA me temen “Procesi i akreditimit “.
Ne kete trajnim u diskutua mbi plotesimin e standarteve spitalore dhe u fokusua ne disa kapituj te rendesishem me nen pikat :
Menaxhimi i pergjithshem
Menaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i informacionit
Kontrolli i infeksioneve spitalore
Perdorimi i barnave
Last Updated on Monday, 15 April 2019 11:21
Hits: 88
Vijnë në jetë trinjakët e parë në maternitetin “Koço Gliozheni”
Në maternitetin "Koço Gliozheni", në datë 12 shkurt kanë ardhur në jetë trinjakët e parë për këtë vit.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,vizituan nënën që solli në jetë trinjakët e parë për 2019.
Kryeministri uroi nënën e re të dy vajzave dhe djalit të sapolindur, të cilët menjëherë përfituan edhe çekun e bebes prej 120 mijë lekë të reja.
Nga 1 janari i këtij viti, 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes. Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.
Last Updated on Monday, 15 April 2019 10:54
Hits: 95
Histori Suksesi
Për muaj të tëre ekipi i mjekëve të Maternitetit “Koço Gliozheni” me përkushtim dhe ekspertizëm të pashoqë janë përpjekur dhe kanë finalizuar me sukses një rast tepër delikat dhe shumë të vështirë!
Falë punës së stafit të Maternitetit “Koço Gliozheni” Gëzim dhe Zenepe janë sot dy prindër të rinj me aftësi ndryshe, që me forcën e jashtëzakonshme të shpirtit dhe trupit kurorëzuan ëndrrën e tyre të madhe për të sjellë në jetë një fëmijë.
Last Updated on Monday, 15 April 2019 11:08
Hits: 100
Mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni” Shpëtojnë nënën nga Burreli
Një nënë 41-vjeçare shtatëzanë që rrezikonte jetën e saj dhe të fëmijës për shkak të komplikacioneve është transportuar me helikopter nga Burreli në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku ka lindur një djalë, fëmijën e saj të tetë.
E paraqitur me komplikacione në maternitetin e Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.
Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8! Nëna dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve dhe urgjencës mjekësore.
Last Updated on Monday, 15 April 2019 10:58
Hits: 96