Në maternitetin “Koço Gliozheni”, në datë 12 shkurt kanë ardhur në jetë trinjakët e parë për këtë vit.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizituan nënën që solli në jetë trinjakët e parë për 2019. Kryeministri uroi nënën e re të dy vajzave dhe djalit të sapolindur, të cilët menjëherë përfituan edhe çekun e bebes prej 120 mijë lekë të reja.
Nga 1 janari i këtij viti, 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes. Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.
Njoftim per Pune
THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNËSIM - Sanitare dt. 9.11.2024