Më datë 11 shkurt, në ambientet e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni“, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për mundësimin e pajisjeve mjekësore për Spitalin ‘Koço Gliozheni’ ”.
Marrëveshja e grantit u firmos nga Z. ITO Makoto, Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Genci HYSKA, Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta MANASTIRLIU, ishte e pranishme në këtë aktivitet.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e një aparati ekografie gjinekologjike, një monitori fetal si dhe dy respiratorëve neonatal. Gjatë këtij eventi, Ministrja MANASTIRLIU i shprehu mirënjohjen e saj Qeverisë së Japonisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë japoneze,
u shpreh se do të vijojnë investimet e rëndësishëm në infrastrukturën moderne në maternitete. Ndërkohë Ambasadori ITO shprehu pritshmëritë për përmirësimin e shërbimit mjekësor në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Njoftim per Pune
THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNËSIM - Sanitare dt. 9.11.2024