Vizita e Ambasadores së SHBA Znj. Yuri Kim

Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Rakacolli – Kapisyzi dhe Drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Z. Roberto De Bernardi, vizituan sot maternitetin “Koço Gliozheni” dhe patën mundësinë të shohin sesi ndihma e SHBA për Shqipërinë po vihet në përdorim. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 milion dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këta 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llampa foto-terapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin “Koço Gliozheni”.
Ambasada Amerikane e vlerëson kontributin dhe përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në vijën e parë duke luftuar pandeminë.
“Krah për krah” do ta kalojmë edhe këtë!