Më datë 22 shkurt, u realizua dorëzimi i pajisjeve mjekësore, për Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”.
Ky grant mundësoi blerjen e një aparati ekografie gjinekologjike, një monitor fetal si dhe dy respiratorë neonatal.
Drejtori dhe stafi i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” i dërguan Ambasadorit TAKADA një letër falënderimi për këtë bashkëpunim.
Prematurët heronjtë e vegjël!
Takim ndërdisiplinor në S.U.O.Gj. “Koço Gliozheni” me rastin e festës ndërkombëtare të foshnjave prematurë. Mirënjohje...