music

http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri1gk-is-291.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri2gk-is-291.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri3gk-is-291.jpglink
«
»
Progress bar

30.04.2011 - Muzika në shtatëzani dhe në lindje

E kemi shijuar dhe e dimë të gjithë, se të dëgjosh muzikë ndjen kënaqësi. Studime të ndryshme, kanë vlerësuar pozitivitetet e muzikës edhe për nënat e ardhshme si dhe të atyre qytetarëve të rinj që priten të vijnë në jetë.

A duhet të ndigjohet muzika gjatë shtatëzënisë? Po, duhet të ndëgjohet muzikë gjatë shtatëzënisë, sepse muzika është relaksuese dhe kontribuon në zhdukjen e disa shqetësimeve tipike, që sjell pritja në shtatëzëni. Qetësimi i realizuar nga ndigjimi i melodive, faktikisht ul tensionet dhe rregullon edhe rrahjet e zëmrës dhe tensionin e gjakut të nënës. Gjatë dëgjimit të muzikës, organizmi prodhon endorfina, substanca natyrale që kundërshtojnë gjendjen jo të mirë të humorit dhe lodhjes, duke krijuar mundësinë për të jetuar qetë periudhën që shoqërohet me prokupacione dhe ankthe dhe që lidhen me shëndetin e fëmijës dhe momentin e lindjes. Gjithmonë gjatë shtatëzënisë, kënga ose përdorimi i zërit me vokalica të lehta, ndihmon nënën të lëshojë tensionet e grumbulluara dhe njëkohësisht të rimbledh në veten e saj, energji jetësore.

Kënga, paralindjes nuk është gjetje e shekujve modern. Ajo në fakt i takon kulturave të lashta. Në disa popuj është nëna ajo që këndon, në disa të tjerë një ose disa gra të tjera këndojnë, ndërsa në të tjerë popuj, janë muzikantët që krijojnë melodi dhe këndojnë për nënën e ardhshme. E gjitha kjo ndodh që nga muaji i pestë i shtatëzënisë e më pas. Mundet që në përcaktimin e kohës për t’u kënduar, ka ndikuar dallimi vizual i shtatëzënisë.

Nënat në shtatëzëni me të folurat e lehta, me nina-nanat apo edhe me këngë qetësojnë fetusit dhe fëmijën, gjatë shtatëzënisë. Ato kthehen të domosdoshme për ta vënë të porsalindurin në gjumë, por në fakt të folurat e lehta, nina-nanat dhe këngët e qetësojnë dhe e sigurojnë atë se njeriu i parë që njohin, është aty. Është vërejtur se meloditë e dëgjuara në mënyrë të përsëritur nga fetusi apo fëmija, do të jenë të njohura më pas nga i porsalinduri, duke demonstruar shenja gëzimi me buzëqeshje dhe përplasje duarsh kur i ndigjojnë këto melodi.

Çfarë ritmi, melodi apo këngë duhet të ndëgjohet gjatë shtatëzënisë? Në përgjithësi, është mirë që gratë në prije të lindjes të dëgjojnë muzikë harmonike. Kryesisht të preferuara janë meloditë harmonike që edhe në kulturën e popullit tonë nuk mungojnë. Repertori klasik është i pasur me shumë e shumë pjesë qetësuese. Referohet se të gjitha kompozimet e Bahut kanë efekte harmonizuese. Por pas nuk mbeten edhe shumë kompozitorë të tjerë të huaj si dhe shqiptarë.

Megjithatë, kriteri themelor për zgjedhjen e ritmeve, melodive apo këngëve është reagimi i fetusit apo fëmijës. Nëna, është përzgjedhësja më e mirë e tyre.

Sa normale është të lindësh me muzikë? Aplikimi i muzikës në fusha të ndryshme të mjekësisë apo dhe në kontrollin e lindjeve, është i njohur edhe për shkak të efektit analgjezik të muzikës edhe përgjatë lindjes. Vetëm kohët e fundit, muzika si terapi është bërë pjesë integrale në disa sektor të mjekësisë si psh. gjatë lindjes së fëmijës për të ndihmuar nënën e ardhshme.

Muzikoterapia, është ajo disiplinë që përdoret për të përmirësuar cilësinë e jetës. Muzikoterapia pasive, konsiston në dëgjimin e pjesëve muzikore dhe lihet që të reagojë në një nivel të caktuar të pa drejtuar. Muzikoterapia aktive, konsiston në krijimin e tingujve, ritmeve dhe melodive me ndihmën e instrumenteve, duke bërë goditje të lehta edhe me gishta, të një ritmi muzikor ose duke kënduar një pjesë muzikore.

Është vërtetuar se muzika është e domosdoshme në momentin e lindjes. Të lindësh duke dëgjuar nën tingujt e muzikës, është një nga metodat e autoanalgjezisë. Në këto momente, gjatë ndigjimit trupi rrit prodhimin e endofinave, substanca natyrore që prodhohen nga truri për të qetësuar dhimbjet psiko-fizike gjatë lindjes.

Muzika gjithashtu, nëse është e zgjedhur në bazë të shijeve muzikore të nënës dhe reagimeve nga fetusi apo fëmija, mund të riforcojë ritmet respiratore. Ndëgjimi i një melodie të preferuar, indukton gjendje të përgjithshme relaksuese dhe ndihmon gruan për të spostuar vëmendjen mbi një gjë tjetër, jashtë lindjes, duke koordinuar sa më mirë të jetë e mundur, frymëmarrjen e saj.

Virtualisht në mendjen e gruas dalin imazhe të pëlqyeshme, si pejsazhe që lidhen me ujin apo bregun e detit, imazhe që lidhet me lulet dhe pemët pranë një liqeni apo pranë rrjedhjes së ndonjë lumi. Ky realitet të shpie në një koncentrim të domosdoshëm për të lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga kontraksionet uterine.

Gjithashtu muzika, sjell sjellje dhe reagim pozitiv edhe tek mjekët, tek infermierët apo tek personat të cilat gruaja shtatëzënë ka zgjedhur t’i ketë pranë vetes së saj përgjatë lindjes.

Në sallat e lindjes preferohet ndëgjimi i melodive qetësuese si ajo klasike ose ato bashkëkohore të frymëzuar nga tingujt e qetë të natyrës dhe që karakterizohen me ritëm të qetë harmonik dhe relaksues. Megjithatë nuk ka rregulla fikse për zgjedhjen e melodisë në sallat e lindjes, pasi zgjedhja e tyre varet nga shijet personale dhe nga gjendja shpirtërore e gruas.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:23

Hits: 785

12.04.2011 - Këshilla mbi higjienën dhe shëndetin e gjirit

Në mënyra të ndryshme, njerzit flasim për higjenën e personale. Realizimi i dy dusheve trupore në ditë, tregon se mbahet një higjenë personale shumë e mirë.

Kaq larje janë të mjaftueshme edhe për gjoksin që ushqen me qumësht fëmijën, disa herë në ditë. Gjoksi nuk ka nevojë të disifektohet, përpara dhe pas dhënies së gjirit. Pastrimi i gjirit vazhdimisht, provokon paksimin e yndyrnave natyrale të lëkurës duke krijuar si pasojë tharjen ose formimin e ragadeve në thithkën e gjirit. Përveç kësaj në zonën për rreth thithkës humbet aroma, e cila me erën e saj e ndihmon neonatin, fëmijën e vogël, të orientohet drejt gjirit.

Disa probleme të mundshme për gjirin:

Ragadet

Ragadet janë çarje të vogla të cilat ndodhin në thithkën e gjirit ose areolë, të cilat e bëjnë mjaft të dhimbshme ushqyerjen me gji. Duke përdorur disa teknika ushqyerje dhe sjellje, është e mundur të parandalohen dhe mjekohen ragadet.

•Më i rëndësishmi është korrigjimi i pozicionit të drejtimit të fëmijës drejt gjirit, pasi është shkaku më i shpeshtë i ragadeve. Kontrollohet që fëmija ta ketë mjekrën afër gjirit kur fillon të pijë qumësht. Buzët e tij duhet të jenë të hapura mirë duke mos kapur vetëm thithkën, por edhe një pjesë të mirë të areolës. Koka e fëmijës duhet të jetë ekzaktësisht përballë gjirit.

•Duhet evituar përdorimi i detergjentëve për larjen e gjirit. Është vënë re që përdorimi i detergjentëve specifik si dhe kremrave mbrojtës, nuk parandalon dhe nuk i kuron ragadet. Përkundrazi, era e tyre mund të jetë e padëshirueshme për neonatin duke bërë që ai të refuzojë gjirin.

•Duhet filluar ushqyerja me qumësht gjiri me një gji të shëndoshë, duke kaluar në gjirin tjetër kur refleksi i daljes së qumështit ka filluar.

•Duhet ekspozuar gjiri në ajër për disa kohë, midis një pirje dhe tjetrës. Në verë nëse është e mundur, gjiri mund të ekspozohet edhe pak në diell. Ndërsa në dimër do të ishte mirë, që ai të thahej për disa minuta me tharsen e flokëve.

•Mund të përdoren edhe kupat antiragad midis një ushqyerje te tjetra, të cilat mbajnë thithkën dhe areolën të thatë dhe të larguara nga veshjet.

•Duhet evituar përdorimi i parathithkave që e ndalojnë fëmijën të thithë në mënyrë korrekte, duke frenuar në këtë rast refleksin që stimulon laktacionin, prodhimin e qumështit.

Fryrja e gjirit

Ndonjëherë, sidomos gjatë fazës së parë të ushqyerjes me gji, gjiri fryhet, skuqet e bëhet i dhimbshëm dhe ndalohet në këtë mënyrë fluksi i qumështit. Në ndryshim nga mastiti, infeksion në gji, kjo gjendje nuk paraqet temperaturë. Ky problem shkaktohet nga zbrazja jo e plotë e tubave të qumështit dhe shtypja e shkaktuar vështërson daljen e qumështit. Për të regulluar këtë gjendje, rekomandohet:

•Përdorimi i kompresave të ngrohta. Pak përpara se të ushqehet fëmija me gji, nëna fut një peshqir në ujë mjaft të nxehtë. Shtrydhet dhe mbështillet i gjithë gjiri me peshqirin e ngrohtë. Të njëjtin funksion për lehtësimin e daljes së qumështit të gjirit, mund të kryhen edhe futja e gjirit në ujë të ngrohtë.

•Dushi me ujë të ngrohtë. Fluksi i ujit të ngrohtë mbi trup dhe kryesisht mbi gji, favorizon daljen spontane të qumështit.

•Përdorimi i një shishe qelqi. Shishja mbushet me ujë të nxehtë dhe më pas zbrazet. Gryka e saj ftohet dhe pjesa fundore e shishes e cila akoma është e ngrohtë, mbështet në zonën areoale. Ngjeshja pothuajse hemetike, duke u ftohur ngadalë ushtron mbi lëkurë efekt të lehtë thithje. Pas disa minutash fillon dalja e qumështit. Është e mundur të ripërsëritet ky veprim disa here, derisa gjiri të zbutet. Më pas gruaja mund të vazhdojë shtrylljen e gjirit me dorë, ose duke përdorur pompën e thitjes së qumështit.

•Shtryllja e gjirit me dorë. Kjo metodë konsiton në lirimin e zonës rrotull areolës nga bllokimi i qumështit, i cili krijohet nga mos zbrazja e regullt e gjirit. Shtryllja bëhet vetëm më gishtërinj mbi areolë, duke e shtyrë në drejtim të kraharorit dhe pastaj duke e shtryllur e duke ardhur nga përpara. Gjatë kohës duhen vëzhguar pikat e para të qumështit dhe pastaj rrjedhja e tij.

•Ushqyerja me gji sa më shpesh të jetë e mundur. Fëmija është thithsi më i mirë i qumështit. Vënia sa më shpesh e fëmijës në gji, ndihmon zbrazjen e gjirit.

•Përdorimi i pompës së qumështit, në rastet kur fëmija ndahet nga nëna në pamundësi të thithjes së gjirin. Rastet mund të jenë fëmijët me peshë të vogël në lindje ose me probleme të tjera. Kjo e bën të domosdoshme përdorimin e pompës së qumështit për të zbrazur gjirin.

Linfangiti

Lanfangiti është një gjendje e inflamacionit të gjirit, e cila vjen pas fryerjes së gjirit dhe që po u la pas dore mund të degjeneroj në mastit. Karakterizohet nga dhimbja, nxehtësia, skuqja dhe fryrja. Për trajtim mund të përdoren këshillat si për gjirin e fryrë, të cilat shoqërohen me dhënien e medikamenteve antiinflamatore.

Mastiti

Mastiti është infeksion i tubave të qumështit, që favorizohet nga prania e ragadeve dhe fryrja e gjirit. Nëse trajtohen në mënyrë korrekte, dy faktorët e mësipërm mund të evitohet. Zakonisht mastiti kap njërin gji që bëhet i fryrë, i skuqur dhe i dhimbshëm. Gruaja paraqet temperaturë dhe në shumicën e rasteve dhe gjendje të përgjithshme jo të mirë. Rekomandohet terapia me antibiotikë dhe zbrazje të gjirit nga qumështi. Mjaft antibiotikë janë të përshtatshëm dhe mund të jepen gjatë periudhës së laktacionit, prandaj mund të vazhdohet t’i jepet fëmijës qumësht gjiri, pasi është mënyra më e mirë për të zbrazur gjirin.

Thithka e futur brënda

Thithka e futur brënda mund të bëjë të pamundur ushqyerjen me gji. Ndonjëherë ajo mund të dalë spontanisht gjatë shtatzënisë. Është e rëndësishme që gruaja të ndihmohet që në dhëniet e para të gjirit, duke ndihmuar për thithje efikase në gji nga ana e fëmijës. Gjithashtu ka edhe mënyra të tjera të cilat e tërheqin thithkën nga jashtë. Një nga mënyrat është pozicionimi i një kubi akulli mbi thithkën e gjirit pak përpara dhënies së gjirit. Ngrirja e indit për rreth do të bëjë që të dalë thithka jashtë. Një tjetër mënyrë është përdorimi i një pompe të vogël, e cila është në gjendje të krijojë vakum mbi thithkën. Sa më shpesh të përsëritet kjo thithje aq më e mundur është dalja e thithkës.

Fëmija nuk do të thithë

Disa fëmijë nuk duan ta kapin gjirin, pavarësisht nga gjithë mënyrat e mundshme që i ofron nëna. Ndërkohë ata thithin normalisht një biberon. Në këto raste bëhet fjalë për fëmijë që për një periudhë kohe kanë bërë ushqyerje të përzjerrë, qumësht gjiri-ushqim artificial. Kjo mund të ndodhë nga nënat që nuk kanë qënë mirë me shëndet, ose edhe për shkak të pamjaftueshmërisë së qumështit të gjirit. Thithja e ushqimit me biberonin, për fëmijën është një punë më e lehtë sesa thithja e qumështit të gjirit. Fëmijët në rastin e parë nuk lodhen, ata nuk duan të lodhen dhe kështu nuk e prekin gjirin. Dhe nënat tregohen të gatshme për të ushqyer sa më “shpejt dhe mirë” fëmijën e tyre, duke lehtësuar njëkohësisht jetën e tyre. Në këto raste, gruaja pasi të kryejë disa tentativa për ushqyerje me gji dhe shikon që fëmija nuk reagon pozitivisht, mund ta zbrazë gjirin me pompë dhe pastaj qumështin t’ja japë fëmijës me biberon. Kjo mundësi nuk është komode, por për fëmijën ja vlen durimi, pasi fëmija do të gëzojë të gjitha avantazhet e ushqimit me qumështin e nënës së paku deri sa është i vogël.

Duhani dhe pijet alkoolike

Gjatë shtatzënisë, ndonjëherë nga nënat përdoren në mënyrë të moderuar pijet alkoolike, kafeja apo çokollatat, një gotë verë ose birrë, një apo dy kafe ose çaj në ditë, një çokollatë 100 gram në ditë. Rekomandohet që këto produkte, të mos përdoren gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës. Duhani është gjithashtu i kundërindikuar gjatë shtatzënisë. Një grua përdoruese duhani, nuk duhet ta pijë atë gjatë ushqyerjes me gji. Nikotina jo vetëm redukton prodhimin e qumështit, por mund të reagojë tek fëmija si një medikament, dhe në doza të caktuara mund të shkaktoj irritabilitet, pagjumësi, të vjella dhe diarre.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:19

Hits: 802

07.04.2011 - Dhëmbja gjatë aktit seksual

Ndonjëherë raportet seksuale mund të jenë të dhëmbshme duke sjellë si pasojë reduktim të numrit të tyre, ankth, depresion, anoorgazmi, sterilitet dhe kriza në çift. Kjo dhëmbje gjatë aktivitetit seksual normal, mund të lidhet me hyrjen e vaginës, me vaginën dhe me pjesën e brëndshme ku mbështeten organet gjenitale, që bazën e saj e ka në fundin e barkut. E quajtur me term mjekesor quhet dispareuni.

Ka raste kur kjo dhëmbje mund të ndodhë vetëm një herë, por edhe raste të tjera që mund të përsëriten (kronitizohet) dhe në këtë rast duhet kërkuar pa tjetër konsulta mjeksore.

Shkaqet e dispareunisë po i rendis si më poshtë:

- Cikatricat dhe traumat e pas lindjes, siç janë epiziotomitë apo laçeracionet dhe ndërhyrjet kirurgjikale vaginale.

- Ulja e elasticitet të mureve të vaginës dhe distrofia e tyre e lidhur kjo me moshën.

- Infeksionet e gjëndrave të Bartolonit (dy gjëndra të vendosura në anët e organeve të jashtme gjenitale që shërbejnë për të lubrifikuar hyrjen në vaginë).

- Vaginitet dhe vulvitet (infeksionet e vaginës dhe vulvës).

- Një reduktim i lubrifikimit të vaginës.

- Endometriozat.

- Infeksionet pelvike dhe aderencat.

- Shtatzënënia jashtë mitre.

- Infeksionet urinare.

- Sëmundejt kronike të zorrëve,

- Sëmundjet e mitrës dhe të vezoreve.

- Shkaqe psikologjike.

Në bazë të lokalizimit të dhëmbjes, dispareunia mund të jetë e sipërfaqshme kur shqetësimi vjen në hyrje të vaginës apo në vaginë dhe dispareuni e thellë kur dhëmbja lokalizohet në fund të barkut. Në rastet e dispareunisë sipërfaqësore shkaku më i shpeshtë janë infeksionet e vulvës apo vaginës, infeksionet e vijave urinare, disa anomali anatomike të himenit apo cikatricat e krijuara pas lindjes.

Në moshë të re më tepër mundësi për disparauni i lihet anomalive anatomike të himenit dhe të vaginës, ndërsa me kalimin e viteve dispareunia vjen kryeisht nga sëmundjet e pelvisit, të mitrës dhe të vezoreve, nga distrofia e mukozës vulvo vaginale, deficitet e lubrifikimit apo nga interventet kirurgjikale që mund të bëhen me rrugë vaginale.

Nëse dhëmbja vjen nga pozicionet e ndryshme gjatë seksit, është vështirë që të thuhet që është shkak i një infeksioni vaginal, por më tepër mundësi ka ekzitenca e një sëmundje të organeve pelvike.

Midis shkaqeve psikogjene bën pjesë vaginizmi, që paraqitet rrallë por, që është më tipiku dhe ndodh edhe tek gratë e reja. Karakterizohet me spazma të muskujve perivaginalë, perinealë me bazë ankthin. Këto spazma mund të bëjnë shumë të vështirë penetrimin, ndoshta edhe të pa mundur. Shpesh shoqërohen edhe me një lubrifikim mjaft të pakët ose edhe pa lubrifikim. Herë herë ky ç’rregullim mund të paraqesë dhe një infeksion, që në këtë rast është në karakter sekondar.

Duhet të ndalojmë gjithshtu në disa forma mjaft difuze të dispareunisë, që janë të lidhura me distrofinë e mukozave vulvo-vaginale apo me varësi nga deficiti i lubrifikimit.

Distrofia është tipike në menopauz dhe në moshën post menopauzale, që lidhet me defiçitin e estrogenëve por jo vetëm. Me të është e lidhur edhe mosha si dhe faktorët konstitucional dhe imunologjike. Mukozat bëhen rigide, të thyeshme jo elastike dhe jo rezistente kundrejt traumave. Në dukje, bëhen më të bardha në ngjyrë.

Në distrofitë vaginale përdorimi i estrogenëve lokalë, fitoestrogeneve, produkteve hidratuese, lubrifikantëvedhe vitaminës E kanë efekt mjaft pozitiv.

Në distrofitë vulvare kanë gjetur përdorim të madh preparatet me bazë androgenësh dhe kortizoni si dhe produktet lubrifikant që e lehtësojnë raportin seksual. Duhet mbajtur parasysh që një pjesë e produkteve siç janë xhelët lubrifikues, nuk kanë asnjë kundërindikim dhe mund të përdoren gjatë gjithë kohës që dëshiron çifti. Ndërsa pjesa tjetër e terapive që u përshkrua më lartë, mund të bëhen për disa muaj dhe përdoren gjithmonë nën përshkrimin e recetave mjeksore pasi mund të kenë problem dhe efekte anësore.

Lubrifikimi vaginal është mjaft i rëndësishëm, për të patur raport seksual të pëlqyeshëm. Ndjenja e lagështirës gjatë raportit seksual varet nga sekrecioni i prodhur nga dy gjëndra të vogla të vendosura në afërsi të hyrjes së vaginës, që janë gjëndrat e Bartolinit. Sëmundjet inflamatore dhe defiçiti i estrogenëve, pjesërisht mund të ndërhyjnë të ulin funksionin e këtyre gjëndrave. Por shkaku më i shpeshtë, është stimulimi jo i mirë nervor.

Në fakt këto gjëndra funksionojnë nën stimujt nervor që vijnë nga eksitimi, nga dëshira seksuale. Në mungesë të këtij komponenti të rëndësishëm, sekrecioni i tyre do të jetë i pakët ose nuk do të jetë fare.

Raportet jo të dëshëruara apo raportet emotive, raportet që vijnë nga një kohë e pamjaftueshme për përgatitjen e pentrimit (siç janë përkedhelitë dashurore), kanë treguar se shpesh raportet seksuale kanë qënë të dhëmbshme.

Përkëdhelitë dashurore bëhen të rëndësishme pas moshës 50 vjeçare, kur koha midis eksitimit dhe pikut maksimal të sekrecioneve vaginale është progresivisht e zgjatur. Lidhja e ngushtë midis sekrecionit dhe reagimeve nervore, shpjegon edhe lubrifikimin jo të mirë shpesh herë të thatë dhe shpesh me problem psikologjike dhe seksuale mjaft komplekse.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:17

Hits: 868

28.03.2011 - Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?

Kanceri i gjirit eshte nje nga llojet mete shpeshta te kancereve tek grate, sidomos tek ato mbi 35 vjec. çdo vit rreth 185.000 gra ne Evrope preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin per shkak te kesaj semundjeje. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ne cdo 9 gra, njera dote semuret prej kancerit te gjirit.

Ne Shqiperi kanceri i gjirit eshte kanceri qe haset me shpesh dhe ze vendin e pare ne shkaqet e vdekjeve tek femrat. Ne Shqiperi prej kancerit te gjirit preken rreth 350-400 gra cdo vit.

Po une a mund te prekem nga kanceri i gjirit?

Nga kanceri i gjirit mund te preket cdo grua. Por rreziku rritet nese:

- Nena, motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit

- Jeni mbi 40 vjec; sepse rreziku rritet bashke me moshen

- Periodat ju ka filluar para moshes 12 vjec;

- Periodat ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec;

- Nuk keni lindur kurre femije

- Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjeç;

- Jeni mbipeshe

- Pini teper duhan dhe alkool

- Kryeni aktivitet te paket fizik

Por ne ditet tona, kanceri i gjirit mund te kurohet ne pjesen mete madhe te rasteve, mjafton te diagnostikohet ne kohe. Kanceri i gjirit mund te mjekohet me sukses nese ju e zbuloni sa me shpejt ate.

Nese ndryshimet qe ndodhin ne gjinjte tuaj kapen qysh ne fillim, ky eshte nje shans shume i mire per ju, per nje mjekim te suksesshem.

Si mund te zbulohet shpejt kanceri i gjirit?

Jane disa menyra per te zbuluar kancerin e gjirit:

• Vetekontrolli mujor i gjirit

• Kontrolli i gjirit tek mjeku

• Mamografia

• Ekografia e gjirit

Cfare eshte vetekontrolli i gjirit?

Vetekontrolli i gjirit eshte te njohesh gjinjte e tu, duke i kontrolluar nepermjet prekjes me duar. Duke kontrolluar gjinjte tuaj rregullisht ju do te mesoni se si eshte pamja normale e tyre. Kjo gje do t'ju ndihmoje te vini re menjehere ndonje ndryshim qe mund te ndodhe ne gji dhe te shkoni sa me shpejt tek mjeku. Vete kontrolli i gjirit duhet te behet duke filluar qysh nga mosha 20 vjec; pavaresisht se gjinjte mund te jene normal.

Kur behet vetekontrolli gjirit?

Kontrolli i gjirit rekomandohet te behet cdo mu aj, mbas kalimit te periodave, ose 3-4 dite mbas tyre. Kjo sepse gjate periodave gjinjte jane te dhimbshem, te tendosur, dhe mund t'ju ngaterrojne. Ne periudhen e menopauzes (lenies se periodave), vete- kontrolli i gjirit behet diten e pare te cdo muaji. Kjo behet me qellim qe ju ta keni mete lehte per tu kujtuar.

Si behet vetekontrolli i gjirit?

Vete kantrallin e gjinjeve ju mund ta beni kur jeni duke bere dush, kur jeni duke ndenjur shtrire apa duke qendruar para pasqyres.

Filloni qe tani-ndiqni hapat e meposhtme

HAPI I PARE: Vendasini duart ne ije. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, farmen apo madhesine e gjinjve?

HAPI I DYTE: Vendosini duart pas kokes. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen apo madhesine e gjinjve?

HAPI I TRETE: Vendosini duart pas kokes. Kthejeni trupin majtas dhe pastaj djathtas. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen ose ne madhesine e gjinjve?

HAPI I KATERT: Kontrolloni me majat e gishtave te dores se djathte gjirin e majte dhe me majat e gishtave te dores se majte gjirin e djathte, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?

HAPI I PESTE: Kontrolloni me te prekur sqetullen e djathte, pastaj dhe sqetullen e majte. Vini re mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?

Perpiquni ta beni zakon berjen e vete kontrollit te gjirit 1 here ne muaj!

Cfare ndryshimesh ne gji duhet t'ju terheqin vemendjen?

Ju duhet te shkoni menjehere tek mjeku nese vini re shenja jo normale si:

• Zmadhim apo forcim te gjirit qe nuk eshte normale per ju.

• Zakonisht, shu me gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem, por kjo eshte nje gje normale

• Gjendra apo mahisje ne gji

• Njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte

• Terheqje nga brenda e thithave te gjirit ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.

• Dhe cdo gje tjeter qe nukju duket normale

Jo te gjitha gjendrat qe mund te dalin ne gji jane kancer, por megjithate pa frike apo ankth, drejtohuni sa me shpejt te jete e mundur tek mjeku nese vini re ndonje ndryshim jo normal tek gjinjte tuaj. Vetem mjeku mund te beje dallimin.

Vetekontrolli i gjirit zgjat vetem pak minuta, nuk kushton fare por ju mbron jeten!

Vetekontrolli i gjirit eshte vetem nje pjese e kujdesit per gjirin. Ka edhe menyra te tjera te cilat kapin ne faza shume te hereshme kancerin e gjirit sic; eshte mamografia.

C'fare eshte Mamografia?

Mamografia eshte radiografia egzaminuese e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shume heret, atehere kur ndryshimet nuk mund te shihen me sy apo te preken me dore. Mamografia mund ta dalloje kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes se shenjave.

Te gjitha grate duhet ta bejne mamografine?

Te gjitha grate nga mosha 35-40 vjec e lart, duhet te bejne mamografine cdo 1-2 vjet. Rreziqet per kancer te gjirit rriten me rritjen e meshes. Megjithate, pavarsisht nga mosha juaj, nese keni ndonje shqetesim ne gji, paraqituni menjehere tek mjeku. Ai do t'ju sqaroje ju se fare duhet te beni dhe sa here duhet te beni mamografine.

Kur duhet bere mamografia?

Mamografia mund te behet ne cdo kohe, por eshte mire qe femrat ne moshen riprodhuese ta kryejne mamografine ne fund te periodave. Mamografia nuk duhet te kryhet sidomos ne tre muajt e pare te barres. Ne periudhen e menopauzes kryhet ne cdo moment.

A duhet te bej ndonje pergatitje perpara mamografise?

Jo. Vetem nukduhette perdorni deodorant, puder, ose te lyheni me ndonje solucion tjeter trupor, diten qe judo te shkoni per te bere mamografine sepse kjo ndikon ne rezultatin e saj. Ju duhet te zhvisheni nga mesi e lart keshtu qe eshte mire te vishni rroba te vecuara, bluza me fund ose pantallone.

A eshte e dhimbshme mamografia?

Disa gra ndj ejne nje shtypje dhe dhimbje te lehte te gjinjeve gjate mamografise. Per pjesen me te madhe kjo eshte e durueshme. Disa prej tyre pijne kokrra qe perdoren per dhimbje koke, 1 ore perpara mamografise, e cila lehteson dhimbjen. Nje menyre tjeter per ta zgjidhur kete, eshte te mos shkoni per te bere mamografine 1 jave para ose gjate periodave mbasi ne kete periudhe gjinjte jane te tendosur dhe te dhimbshem. Planifikoni nje periudhe tjeter per te bere mamografine.

Cilat jane te mirat e mamografise?

• Shume lloje kanceri gjiri jane kapur ne faza te hershme kur ka akoma shanse per tu trajtuar me sukses.

• Gati gjysma e kancereve te gjirit qe arrijne te kapen nga mamografia jane akoma te vegjel dhe mund te hiqen lehte, pa hequr gjithe gjirin dhe pa lene shenje.

• Mamografia shpeton gati mjaft jete grashe te cilat vdesin cdo vit nga kanceri i gjirit.

• Megjithese jo te gjitha kanceret qe kapen nga mamografia jane te kurueshme, shu mica e grave jane gjalle dhe mire edhe per shu me vjet mbas kapjes dhe mjekimit te kancerit.

Sa shpesh duhet bere mamografia?

Kjo varet nga mosha qe ju keni. Megjithate, mamografia rekomandohet te behet nje here ne 1-2 vjet sidomos per moshat mbi 40 vjece lart. Kanceri i gjirit mund te shfaqet ne cdo kohe madje edhe nga nje mamografii tek tjetra. Keshtu qe mamografia duhet te bere rregullisht. Bazuar ne rezultatet e mamografise se pare ju mund ta perserini ate, nese mjeku ju a kerkon kete.

Mamografia nuk duhet bere vetem 1 here ne jete, por ne menyre te vazhdueshme cdo 1-2 vjet dhe per gjate gjithe jetes!

Ku duhet te shkoj per te bere mamografi?

Kudo ku ka aparat mamografie. Prane poliklinikave te qyteteve Tirane, Durres, Shkoder dhe Vlore jane vendosur aparate mamografie ku ju mund te shkoni per te bere mamografi. Por ka edhe mjaft klinika private qe ofrojne kete sherbim.

Po Ekografia e gjirit c'fare eshte?

Ekografia e gjirit eshte nje lloj tjeter kontrolli i gjirit qe kryet nga mjeku radiolog/onkolog. Ekografia e gjirit kryhet njelloj si ekografite e organeve te tjera.

C'fare duhet te mbaje mend nje femer?

Nese je 20-39 vjece:

• Bej Vetekontroll te gjinjve cdo muaj

• Bej Kontrroll te gjinjve tek mjeku cdo tre vjet

• Bej Ekografi te gjinjve

Nese je 40-49 vjece:

• Bej Vetekontroll te gjinjve cdo muaj

• Bej Kontrroll te gjinjve tek mjeku cdo tre vjet

• Bej Mamografi cdo 1-2 vjet,

Nese je mbi 50 vjece:

• Bej Vetekontroll te gjinjve cdo muaj

• Bej Kontrroll te gjinjve tek mjeku cdo tre vjet

• Bej Mamografi cdo 1 vit

Kanceri i gjirit mund te kurohet ...

MJAFTON TE DIAGNOSTIKOHET NE KOHE JU MUND TA SHPETONI JETEN TUAJ!

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:23

Hits: 2107

18.03.2011 - Disa nga infeksionet që gratë duhet pasur kujdes

Gratë duhet pasur kujdes nga infeksionet!

Bikinet e lagura, si dhe peshqirët, janë përcjellësit kryesorë të baktereve dhe viruseve, por këtu bëjnë pjesë edhe zhveshtoret dhe tualetet publike nëpër pishina dhe plazhe, kur përmes tyre kalojnë një numër i madh njerëzish.


Nëse jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale, kushtojini më tepër kujdes higjienës tuaj personale, derisa laheni në pishinë.

Gjatë stinës së verës numri i infeksioneve në traktin urogjenital shtohet pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga të nxehtit dhe lagështia. Për të shmangur këto infeksione të pakëndshme, që godasin sidomos gjatë stinës së verës, së pari duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje higjienës tuaj personale.

Një dush menjëherë pas daljes nga pishina apo deti është mënyra e parë për t’u mbrojtur nga këto infeksione vagjinale.

Bikinet e lagura duhet menjëherë të ndërrohen, ngase mesi i lagësht është mjedis ideal për zhvillimin e mikroorganizmave.

Në plazh, apo në shtrat, gjithmonë të shtriheni mbi peshqirë të pastër dhe të thatë, ngase kostumet e lagura janë pengesë e dobët për të parandaluar bakteret dhe viruset.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:20

Hits: 625

http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/ftesagk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/100VJETORI.ipaadriativgk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/100VJETORI.unicefgk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_01gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_02gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_03gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_04gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_05gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_06gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_07gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_08gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_09gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_10gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_11gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_12gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_13gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_14gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_15gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_16gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_17gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_18gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_19gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_20gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_21gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_22gk-is-316.jpglink

Faqja shikohet më mirë në versionet më të fundit të browserave : Mozilla Firefox, Google Chrome, Internet Explorer , Safari                                                                                                                         

                                                                                                                

.