music

http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri1gk-is-291.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri2gk-is-291.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri3gk-is-291.jpglink
«
»
Progress bar

24.09.2011 - Humbja më e vogël e gjumit frenon të folurin te fëmijët

 

Humbja e vetem nje ore gjume gjate dites, femijeve deri ne dhjete vjec u krijon veshtiresi ne lexim, shkrim dhe zoterim te gjuhes.

Edhe mungesa me e vogel e gjumit te femijet shkakton veshtiresi ne zhvillimin kognitiv, sidomos ne zoterimin e gjuhes, shkrimit dhe leximit.

“Studimet tona kane treguar se nese humbet edhe vetem nje ore gjume ne dite, per nje jave pengon funksionim normal neurokognitiv te trurit”, ka konstatuar Rachel Waford, nga Universiteti i Louisville, e cila e ka udhehequr studimin.

Ajo ka shtuar se femijeve parashkollore u nevojiten 11-13 ore gjume, ndersa shkollareve deri ne moshen 10 vjecare - mes 10 e 11. Ajo ka theksuar edhe keshilla praktike si te arrini qe femija juaj te zgjohet cdo mengjes i clodhur dhe i ngopur me gjume.

1. Permbajuni rreptesisht rutines para gjumit;

2. Para shtrirjes ne shtrat fikeni televizorin dhe relaksohuni se bashku me femijen tuaj;

3. Shmangni Coca-Cola, ose cfaredo ushqimi ose pije e cila permban kafeine ose stimulanse te tjere te pakten tri ore para fjetjes;

4. Ne shtrat nuk duhet te shkoje i uritur, mirepo nuk do te duhej as ta teproje me ushqim;

5. Erresojeni dhomen e fjetjes, temperaturen rregullojeni per tri deri kater grade me ulet dhe nese ka cfaredo mundesie perkujdesuni qe ne te, te mos depertoje zhurma;

6. Zgjohuni gjithmone ne te njejten kohe.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:22

Hits: 1988

19.09.2011 - Inteligjenca e fëmijëve varet nga ushqimi

Konsumimi i patatinave, çokollatëve dhe biskotave mund të dëmtojë zgjuarsinë e fëmijëve, ishte përfundimi i arritur nga kërkuesit e Universitetit të Bristolit në Britani.

Studimi i tyre, i publikuar nga BBC, tregoi një lidhje të qartë midis mënyrës se si ushqehemi dhe nivelit të zgjuarsisë, i njohur ndryshe nga anglishtja si IQ.

Pasi u studiua dieta e pothuajse 4 mijë fëmijëve, u arrit në përfundimin se ndonëse kapaciteti i zgjuarsisë është i lindur, ai mund të përmirësohet apo përkeqësohet lehtësisht nga ato që fëmija konsumon në vitet e para të jetës.

Fëmijët e marrë në studim, të gjithë midis moshave 3-8 vjeçare, u ndanë në tre pjesë, në ata që konsumonin kryesisht ushqime të pasura me yndyrrë, sheqer dhe ushqime gjysmë të gatshme.

Kategoria e dytë ishte ajo që bazonte kryesisht të ngrënën në dietat tradicionale me mish, patate dhe perime, ndëra kategoria e tretë, ajo që ndiqte një dietë të shëndetshme me sallatë, fruta dhe peshk.

Të gjithë fëmijët iu nënshtruan testit të inteligjencës atëhërë kur mbushën tetë vjeç e gjysmë. Dietat me ushqime gjysme të gatshme ndikonin në një nivel inteligjence lehtësisht më të ulët, duke treguar për impakt në inteligjencë, lidhur me mënyrën se si ushqehemi.

Doktoresha Pauline Emmett, e cila udhëhoqi skuadrën e kërkuesve, deklaroi: “Zhvillimi i trurit është shumë më i shpejtë në jetën e hershme, sepse atëherë ai pëson edhe rritjen më të madhe në vëllim dhe kapacitet. Duket se mënyra se si ushqehemi në moshë të rritur nuk ka më rëndësi mbi inteligjencën, por ajo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për vitet e para të jetës së një fëmije”.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:21

Hits: 2063

12.09.2011 - Pse gjidhënia është esenciale?

Për nënat që japin gjidhënie, qumështi i gjirit është shumë i rëndësishëm për rritjen normale të fëmijës tuaj. Ndonjëherë ka nënë që e largon fëmijën e saj nga gjiri, menjëherë pas lindjes, por duhet të dijë së foshnja duhet të këtë ushqim adekuat për shëndetin.

Shqetësimet e nënave shfaqen atëherë kur nuk kanë qumësht të mjaftueshëm në gjinjtë e tyre, apo nuk formohen thithkatë më kohë. Për këtë është më mirë që kur foshnja është e vogël të përdoret pompa dhe qeset për ruajtjen e qumështit të nënës, pasi që në atë kohë gjiri prodhon më shumë qumësht dhe nuk duhet lejuar që qumështi të qëndroi gjatë në gji, të prishet dhe të humbet vitaminat që ka.

Pse jo, është mirë që këtë qumësht ta ruani edhe në frigorifer në mënyrë që ta përdorni më vonë. Është esenciale që fëmija i juaj të përdor, sidomos tre muajt e parë qumështin e gjirit të nënës.

Nëse fëmija i juaj mësohet që të pijë nga cucllat atëherë është mirë që vazhdimisht ta përdorni pompën dhe qumështin që e nxirrni nga gjiri t’ja jepni fëmijës tuaj.

Është më rëndësi po ashtu së si e ruani qumështin. Duhet të kuptoni së edhe qumështi i gjirit duhet të jetë i freskët para se të ushqeni beben.

Nëse e leni atë në një dhomë sa është temperatura e qumështit, atëherë nuk duhet që ta lëni më shumë se 3 deri në 8 orë. Por nëse e lëni në frigorifer apo në ndonjë qese që përdoret enkas për ruajtjen e qumështit, atëherë duhet ta lëni nga 3 deri në 8 ditë.

Kjo metodë, është e preferueshme të përdoret nga nënat e reja, thithka e të cilave formohet më ngadalë dhe bebeja ka vështirësi për të marrë qumështin nga gjiri. Pas tre katër muajve, nëse ju ndalet gjiri, atëherë mjekët preferojnë të merrni ushqime të tjera për fëmijët, varësisht nga ajo së çfarë ju sugjerojnë atë.

Last Updated on Monday, 28 Maj 2012 12:06

Hits: 1991

05.09.2011 - Mami, prej nga vijnë bebet?

Si zbulojnë fëmijët trupin e tyre. Prindërit duhet që të sillen natyrshëm ndaj kureshtjeve dhe pyetjeve të fëmijëve të tyre rreth seksit…

Pavarësisht nga ajo se edhe Sigmund Frojdi një herë tha se fëmijët, madje edhe foshnjat, qeniet seksuale (për të cilat ai u përjashtua nga komuniteti akademik), shumica e njerëzve edhe sot, kur flitet hapur për seks dhe ngjarjet mbështetjet me shembuj, nuk e mbështesin këtë mendim.

Megjithatë, psikologjia moderne në një pjesë pajtohet me Frojdin, por jo edhe prindërit. Ata habiten nëse ndeshin në fëmijën e tyre të vogël të zhveshur duke lozur mjekun me moshatarët e tyre. Nuk mund të pranojnë se fëmijët janë kureshtarë dhe eksplorues për të zbuluar dallimin në mes trupit e tyre dhe kolegëve të gjinisë së kundërt. Lojërat seksuale "pacientët dhe mjekët" dhe "mami dhe babi", të ndjekura me prekje, nuk duhet ndërprerë, për shkak se ato janë të parrezikshme.

Në vend të zemërimit dhe thënieve: "çka je duke bërë," “ajo nuk lejohet", “mos e bëj më këtë", ekspertët këshillojnë që, në kohën kur fëmijën tuaj të moshës shkollore e gjeni duke lozur lojën e mjekut, bëni sikur asgjë nuk po ndodh. Në të kundërtën, do ti hidhni ndjenjën e fajit, më vonë do të ndjehet i pasigurtë, ndërsa ai nuk e konsideron se po bën diç të keqe. Por edhe vetes nuk po i bëni ndonjë të mirë.

Më vonë, kur të jetë rritur, do të dëshirojë që t`ju rrëfehet, por nuk do ta bëjë nga turpi dhe frika. Për këtë, nëse e gjeni fëmijën tuaj duke lozur në këtë mënyrë, pyeteni se çfarë dëshiron ai të di për trupin e njeriut dhe përgjigjjuni në mënyrën e përshtatshme për moshën e tij. Sigurisht që do të ju pyes se përse dallon trupi i vajzave nga ai i djemve. Pas kësaj mund të bisedoni për prekjen. Pyeteni nëse ai ndjehet mirë apo keq kur një moshatarë e prek.

Në këtë mënyrë do të fillojë të mësojë që vetëm ai/ajo kanë të drejtë të vendosin për trupin e tyre. Spjegojini që njerëzit tjerë guxojnë ti prekin vetëm duart apo shpinën, dhe egzistojnë pjesë të tjera të trupit të cilat askush nuk guxon t`ia prek.

Prindërit duhet të sillen natyrshëm ndaj lojërave të ndryshme seksuale parashkollore, kureshtjeve dhe pyetjeve rreth seksit, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për fëmijën e tyre apo për fëmijët tjerë të së njejtës gjini apo të gjinisë së kundërt. Duhet të pajtohen me faktin që fëmijët janë kureshtarë, që duan të eksplorojnë, të dijnë, të ndëgjojnë, të sqarohen…Por duhet gjetur mënyrën e përshtatshme për t`ju përgjegjur atyre sipas moshës adekuate. Përgjigjet direkte rreth marrëdhënieve seksuale duhet ti marrin tek në moshën shkollore.

Ndërsa…deri atëherë relaksohuni por hapni sytë, sepse egzistojnë edhe disa rreziqe tek lojërat. Keni kujdes për shembull, kur njëri fëmijë është më i madh se tjetri, dhe kur kjo lojë përsëritet shpesh. Në ato raste ka mundësi që fëmija më i madh insiston, ndërsa i vogli nuk dëshiron të jetë “pacient” apo “mjek”. Poashtu, mos lejoni që fëmijën të shikojë përmbajtje erotike në TV, sepse fëmijët kanë dëshirë të imitojnë ato çfarë shohin.

Mjeku Arnold Gesel, psikolog dhe pediatër i njohur amerikan, është marrë me zhvillimin psikoseksual të fëmijës, prandaj edhe e bëri skemën e atij zhvillimi, që nga lindja gjer në moshën 7 vjeç, e cila mund ti ndihmojë prindërve.

* Viti i parë: Para përfundimit të vitit të parë paraqiten erekcionet spontane të penisit, në gjumë apo në gjendje të zgjuar. Fëmija eksploron gjenitalet e tija.

* 21 muajsh: Fëmija zhvishet me dëshirë ndërsa prindërit i thonë intenzivisht që nuk duhet ta bëjë këtë. Organet gjenitale fillon ti quajë me emra të cilët përdoren për organe urinimi. I dallon djemtë dhe vajzat sipas mënyrës së veshjes dhe krehjes.

* 2,5 vjeç: Paraqitet vetëdija për egzistencën e organeve gjenitale vetanake. Bën pyetje për gjinjtë e nënës. E di që djali është si babai dhe që dallon nga nëna dhe vajzat, dhe e kundërta. E di që djemtë dhe baballarët kanë organe të tjera gjenitale dhe urinojnë në këmbë përderisa vajzat dhe nënat nuk e bëjnë në atë mënyrë. Interesohen për njerëzit pa rrobe. E dallojnë gjininë e fëmijëve të tjerë me shenjë “vajzash” dhe “djemsh”. Ky është fillimi i interesimit për dallimet fiziologjike në mes të gjinive. Djemtë shpesh i duan më shumë lodrat për vajza.

* 3 vjeç: I shpreh interesimet e tij me fjalë për dallimet seksuale fiziologjike në mes të gjinive dhe dallimet në pozicione gjatë urinimit. Vajzat mundohen të urinojnë duke qëndruar në këmbë. I shikojnë apo i prekin të rriturit me dëshirë, sidomos gjinjtë e nënës. Iu intereson martesa dhe mendojnë që mund të martohen me persona të së njejtës gjini. Lozin me gjenitale.

* 4 vjeç: I do lojërat me shfaqjen e gjenitaleve dhe urinimin në prani të fëmijëve të tjerë. Iu interesojnë banjot e të tjerëve. Gjatë kryerjes së nevojës dëshirojnë të qëndrojnë vetëm por iu intereson se si e bëjnë të tjerët. Bëjnë pyetje se nga vijnë bebet, ndërsa bien në konkludim që ato vijnë përmes barkut të nënës.

* 5 vjeç: Fëmija është i njohur tanimë me dallimet anatomike në mes të gjinive. Lojërat seksuale dhe shfaqja e gjenitaleve bëhen më të rralla nga turpi. Edhe lojërat në banjo rrallohen. Fillojnë interesimet se përse babai nuk ka gjinj ndërsa motra penis. Përsëri pyeten shpesh nga vijnë bebet.

* 6 vjeç: Paraqesin interesim të madh për dallimet seksuale në mes të gjinive dhe paraqesin shumë pyetje rreth kësaj teme. Veshin rrobe të gjinisë së kundërt. Shfaqin interesim për martesën me persona të së njejtës gjini. Djemve më të rritur iu interesojnë vajzat më të vogla. Shfaqin interesim edhe për shtatzëninë dhe lindjen.

* 7 vjeç: Fëmija është i ngopur me kureshtje për dallimet anatomike midis gjinive dhe është me pak i interesuar per seksualitetin. Ai interesohet për rolet e gjinisë dhe karakteristikat e djemve dhe vajzave. Ky vit mund të jetë i fundit për vajzat dhe djemtë të luajnë së bashku pa pengesa. Pranon shpjegimin se foshnja rritet nga pasardhësit në barkun e nënës. Bën pyetje në lidhje me detajet e lindjes: ku do të lind nëna, si do të dalë foshnja dhe të ngjashme.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:17

Hits: 2015

24.08.2011 - Gjatë shtatzënisë, marrëdhëniet seksuale nuk janë të rrezikshme

Edhe pse akti seksual i paraprin cdo shtatzanie, me vone pikerisht ai aktivitet behet njeri nga problemet me te medha.

Jeni nga ata persona qe kane frike te bejne seks gjate shtatzanise? Asnje frike atehere, sepse lajmi i mire per te bere seks gjate kesaj periudhe vjen edhe nga ekspertet e departamentit Obstetricia e Mount Sinai Hospital.

"Rreziku gjate berjes se seksit ne kete periudhe eshte shume i ulet”, thote Clair Jones. Pra, rruga per te bere seks gjate shtatzenise eshte e hapur dhe kete duhet ta shfrytezoni, sepse kur te linde femija pastaj, do te jete me e veshtire te gjeni kohe per te bere seks…

Seksi gjate shtatzanise ndryshon, qofte kur eshte fjala per teknikat apo komplet ndjenjat, sepse femra peson ndryshime te shumta edhe fizike, edhe psikike.

Per cdo rast, nese ekziston edhe dyshimi me i vogel, duhet shkuar per konsultime te gjinekologu, sepse asgje nuk eshte me e rendesishme se shendeti, si i nenes, ashtu edhe i bebes. Mirepo, nuk duhet te deshperoheni, por te kerkoni menyra te reja te shfaqjes se dashurise dhe te butesise.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:15

Hits: 2744

http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/ftesagk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/100VJETORI.ipaadriativgk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/100VJETORI.unicefgk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_01gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_02gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_03gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_04gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_05gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_06gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_07gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_08gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_09gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_10gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_11gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_12gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_13gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_14gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_15gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_16gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_17gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_18gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_19gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_20gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_21gk-is-316.jpglink
http://suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_22gk-is-316.jpglink

Faqja shikohet më mirë në versionet më të fundit të browserave : Mozilla Firefox, Google Chrome, Internet Explorer , Safari 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © S.U.O.GJ “Koço Gliozheni”

 

.