18.11.2010 - Inagurimi i ASTRAIA's ne SUOGJ Koco Gliozheni"
Published on Wednesday, 06 Qershor 2012 08:39
Sot u be inagurimi i sistemit te ASTRAIA's ne SUOGJ "Koco Gliozheni", sistem i cili ka rreth 1 vit qe operon ne kete maternitet. Ne cermonine e inagurimit moren pjese ministri i shendetsise z. Petrit Vasili, sekretarja e pergjithshme e kesaj ministrie znj. Mirela Cano, drejtoresha e ISKSH-se znj. Elvana Hana si dhe shume drejtues te larte te institucioneve te ndryshme ne fushen e mjeksise. Te pranishem ishin edhe stafi i mjekeve te ketij materniteti si dhe mediat elektronike dhe ato te shtypit gjithashtu. Ministri Vasili mbajti nje konference per shtyp duke shpjeguar funksionin e ASTRAIA-s si dhe perfitmiet dhe cilesine e larte te sherbimit qe marrin pacientet duke qene pjese e ketij programi. Konferenca vijoi me nje fjalim nga drejtoresha e ketij institucioni dr. Rubena Moisiu e cila shpjegoi me ne detaje perparesite e ketij programi dhe progresin qe ka sjelle perdorimi i ketij programi ne kete maternitet dhe sidomos ne permiresimin e jetes se pacienteve dhe bebeve te tyre.
Ministri Vasili shprehu vendosmerine e tij per shtrirjen e ASTRAIA-s ne te gjithe martenitetet e vendit duke qene se qeveria Berisha ne prioritetet e saj ka permiresimin e sistemit shendetsor por dhe informatizimin e tij gjtihashtu.
Per me teper ndiqni mund te ndiqni dhe disa prej videove ne postuara ne YOUTUBE ne kanalin e ABP-se: klikoni ketu